Ballisti flet për arrestimin, ja çfarë thotë ai

  • 07 October 2015 - 10:45
Ballisti flet për arrestimin, ja çfarë thotë ai

Ismail Morina, i njohur si Ballisti, bashkë me tre persona të tjerë, është arrestuar mëngjesin e së mërkurës në Tiranë.

Pas kontrollit të Ballistit dhe tre të arrestuarve tjerë policia gjeti dy revole, ndërsa ata u shoqëruan për në komisariat.

Policia bën me dije se në automjetin e Morinës janë gjetur edhe 30 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, si dhe disa broshura për kombëtaren shqiptare. Ballist Morina ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje, pasi ndihej i kërcënuar nga jeta pas dronit që ngriti në Beograd.

“E mbaj një pistoletë që pas ndeshjes në Beograd për vetëmbrojtje, sepse më rrezikohet jeta. Nuk kam asnjë qëllim tjetër”, mësohet të ketë thënë Morina.

“Njeriu i dronit” akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa tre personat e tjerë, që u kapën bashkë me të në makinë, akuzohen për moskallëzim krimi, shkruan Lajmpress.

Sipas policisë, automjeti “Range Rover” ishte në pronësi të vëllait të Morinës. Policia, po ashtu, ka dyshime që biletat e sekuestruara në automjet për ndeshjen e së enjtes në “Elbasan Arena” janë të falsifikuara.