Ozil: Duam titullin e kampionit

  • 07 October 2015 - 11:44
Ozil: Duam titullin e kampionit

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, beson që skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit në Ligën Premier.

‘Topçinjtë’ tronditën në fundjavë Manchester Unitedin, duke e mposhtur 3-0 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm dy pikë pas Manchester City.

“Ne kemi një skuadër shumë të mirë, me lojtarë të klasit botëror”.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë Ligën Premier. Mendoj që mund ta fitojmë nëse nuk kemi lëndime të mëdha, por sezoni është i gjatë”.

Londinezët nuk e kanë nisur mirë Ligën e Kampionëve, pasi kanë pësuar dy humbje radhazi nga Dinamo Zagreb dhe Olympiacos.