Blatter: Po hetohem pa prova, skandaloze

  • 07 October 2015 - 14:34
Blatter: Po hetohem pa prova, skandaloze

Aktualisht është nën hetim nga prokuroria zvicerane, për shkak të fondeve të paligjshme të derdhura në llogarinë e presidentit të Uefas Michel Platini, por Sepp Blatter nuk është dakord, madje sipas tij këto akuza janë krejtësisht të padrejta. Numri 1 i Fifas është hedhur në kundërsulm pasi nuk dëshiron të përfshihet në një tjetër skandal dhe për këtë arsye në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë akzuat e fundit që kanë mbrritur në drejtim të tij. ” Jam dënuar pa patur asnjë provë për parregullsi nga ana ime. Është me të vërtetë skandaloze. Ky është vetëm një hetim dhe jo një akt-akzuë. Do të luftoj për tu shpallur i pafajshëm nga e gjithë kjo cështje për veten time për dhe për Fifan. Jam i sigurtë se të këqijat dhe fajtorët e vërtetë do të do të dalin në dritë dhe ata që nuk kanë asnjë faj do të lirohen nga cdo akzuë, deklaroi Sepp Blatter. Në 26 Shkurt Fifa do të mbajë zgjedhjet e reja për të shpallur presidentin e ri. Objektivi real i 79-vjecarit zviceran deri në këtë datë është të pastrojë emrin e tij dhe të fitojë sërish reputacionin e humbur gjatë muajve të fundit.