I panjohuri zëvendëson Rooneyn

  • 07 October 2015 - 16:44
I panjohuri zëvendëson Rooneyn

Wayne Rooney do të mungojë në ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë kundër Estonisë, ndërsa në vend të tij përzgjedhësi Roy Hodgson ka ftuar të panjohurin, 17 vjeçarin Tom Davies.

I riu i Evertonit i cili ka mbushur 17 vjet në qershor është pjesë e kombëtares angleze për U-17.

Davies ka nënshkruar kontratë profesionale me Evertonin vetëm në këtë verë dhe luan me U-21, por tashmë do të jetë pjesë e sulmit me Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Djaloshi ka lindur në ditën kur Anglia është eliminuar nga Argjentina në Kampionatin Botëror në Francë kundër Argjentinës, me 30 korrik 1998.

Është fjala për ndeshjen kur Michael Owen shënoi një super gol me një aksion të vetëm, ndërsa David Beckham u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja mbaroi 2-2, ndërsa ‘Tre Luanët’ u eliminuan me penallti 4-3.