Kombëtarja serbe në konferencë shtypi: Rrugës na qëlluan me gurë, njoftuam UEFA-n

  • 07 October 2015 - 20:36
Kombëtarja serbe në konferencë shtypi: Rrugës na qëlluan me gurë, njoftuam UEFA-n

Përfaqësues të Kombëtares serbe kanë mbajtur një konferencë për mediat në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në Elbasan Arena.

Zëvendësi i Federatës serbe të Futbollit, dekalori për mediat se lojtarët e kombëtares serbe janë hasur me një incident rrugës për në Tiranë, pasi nga Rinasi është qëlluar me gurë autobusi i tyre.

Sipas tij, nga goditja me gurë pati dëmtim të autobusit, por policia ka ndërhyrë menjëherë. Zv.presidenti i Federatës serbe ka bere me dije se lidhur me këtë incident kanë vënë në dijeni UEFA-n.