Trajneri i Serbisë: Shqipëria skuadër e fort, jo kot zë këtë vend në grup

  • 07 October 2015 - 20:41
Trajneri i Serbisë: Shqipëria skuadër e fort, jo kot zë këtë vend në grup

Në konferencën e dhënë për mediat, pas vendosjes në Hotel Rogner, delegacioni i kombëtares serbe vlerësoi përfaqësuesen kuqezi, ndërsa deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore.

Lartë përfaqësuesen shqiptare, e vlerëson edhe trajneri i Serbisë, Radovan Curcic.

“Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai.