Ballist Morina në gjykatë, ja sa vite burg rrezikon

  • 08 October 2015 - 18:07
Ballist Morina në gjykatë, ja sa vite burg rrezikon

Ismail Morina, i njohur si Ballisti Morina (personi që futi dronin në stadiumin e Beogradit rreth një vit më parë), do të dalë nesër para gjykatës në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Aktualisht, Morina ndodhet në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e ‘mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për këtë akuzë ai rrezikon nga 7 deri në 15 vite burg. Një ditë më parë Ballist Morina u arrestua në Tiranë pasi u kap me një pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë. Ndërsa në makinë atij u gjet edhe një armë tjetër, po pa leje. “Gjate kontrollit te makines se tij ju gjet nje pistolete tjeter TT me 30 fisheke, shkruan PanomaraSport.

Më daten 07­10­2015 efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje, filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane”,­ka thënë më parë Policia e Tiranës.