Serbët nisen drejt Elbasanit

  • 08 October 2015 - 18:25
Serbët nisen drejt Elbasanit
Kombëtarja serbe e futbollit la në orën 18:00 hotelin ku ishte akomoduar në Tiranë, për t’u nisur drejt qytetit të Elbasanit, ku në orën 20:45 do të nisë sfida e vlefshme për Euro 2016 me Shqipërinë.

Autobusi me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit serb shoqërohej nga forca të shumta policore, përfshi këtu edhe repartet speciale që janë angazhuar vazhdimisht në mbrojtje të ekipit serb që prej zbritjes së tij në Rinas.

Serbia mbërriti në Rinas pak para orës 18:00 të së mërkurës. E shoqëruar nën masa të forta sigurie, lojtarët dhe stafi teknik serb u akomodua në Hotel Rogner. Megjithatë, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, nuk munguan incidentet, nëse mund të quhet i tillë goditja e autobusit me gurë nga një 14-vjeçar, i ndaluar ditën e sotme nga policia.