Ivanoviç: E kishim lojën nën kontroll, le të jenë këto 3 pikët e kthesës

  • 08 October 2015 - 23:33
Ivanoviç: E kishim lojën nën kontroll, le të jenë këto 3 pikët e kthesës

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 2:0 në Elbasan Arena.

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanoviç ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 2:0 në Elbasan Arena.

“Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe”, deklaroi Ivanoviç për “TVSH”.

“Atmosfera ishte shumë e zjarrtë dhe ne e prisnim, por për fat nuk ndodhi asgjë. Presioni ishte  madh, por ne luajtëm futboll. Shpresojmë që këto të jenë 3 pikët e kthesës për ekipin tonë”, u shpreh ai.