Me kë takohet Shqipëria në barazh nëse nuk fiton ndaj Armenisë

  • 08 October 2015 - 23:36
Me kë takohet Shqipëria në barazh nëse nuk fiton ndaj Armenisë

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Armenisë në mënyrë që të kualifikohet direkt për në Euro 2016.

Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia janë rivalët e mundshëm në barazh për Shqipërinë, në rast se skuadra kuqezi nuk fiton ndaj Armenisë, në ndeshjen e fundit të Grupit I në eliminatoret e Euro 2016.

Shqipëria është në pozitën e tretë të Grupit I kualifikues për Euro 2016, pas humbjes në shtëpi nga Serbia.

Tani ajo ka gjasa të kualifikohet edhe si pozita e dytë nëse e mposht Armeninë në xhiron e fundit, pasi që Danimarka si pozita e dytë, që ka një pikë më shumë se Shqipëria, nuk ka takime tjera në këtë kampanjë.