Ja çfarë thotë De Biasi pas humbjes ndaj Serbisë

  • 08 October 2015 - 23:47
Ja çfarë thotë De Biasi pas humbjes ndaj Serbisë

Gianni de Biasi është i dëshpëruar pas humbjes ndaj Serbisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thënë se lojtarët bërën gabim në minutat e fundit duke pranuar dy gola që shumë lehtë mund t’i kish evituar, duke mos u hapur shumë.

“Kemi bërë një ndeshje teknikisht shumë të mirë, por bëmë gabime pasi që më duk sikur ekipi u tërheq nga publiku. Duhet të merrnim një pikë këtu, por sërish pësuam gol në minutat e fundit, ashtu si ndaj Portugalisë. Mua më pëlqen që lojtarët kanë një zemër të madhe, por në momente të caktuara duhet të përdorim logjikën”, ka thënë De Biasi. 

"Skuadra luajti mirë deri në momentin e pësimit të golave, por ishte vetëm një episode që na ndëshkoi. Në momentin që kemi rënie fizike, ndaj dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Tashmë duhet të analizojmë situatën dhe të ndreqim gabimet".

Bëjmë gabime të cilat nuk na flen. Me Kacen pata një moment nervozizmi, por mendoj se bëri një ndeshje të mirë. Duhet të ndryshojmë komplet lojën me Armeninë dhe të fitojmë pasi është një mundësi që kësaj here nuk mund ta lemë të na ikë. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Kur hedh në fushë lojtarë të freskët natyrisht pres shumë nga ata", u shpreh De Biasi.