Kombëtarja serbe injorohet keq pas arritjes në shtëpi (Video)

  • 09 October 2015 - 09:50
Kombëtarja serbe injorohet keq pas arritjes në shtëpi (Video)

Pas fitores në ‘Elbasan Arena’ me rezultat 0:2 ndaj Shqipërisë, futbollistët e kombëtares serbe janë rikthyer në shtëpi.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Aeroportin e Beogradit.

Por, çuditërisht skuadrën serbe kishin dal për ta pritur në aeroport vetëm tre-katër tifozë.

Kjo sigurisht se ka sjellë demoralizim në radhët e ekipit serb, të cilët janë injoruar që nga fillimi i kualifikimeve për Evropianin “France 2016”. 

(Kosova Sot)