Miqësorja Kosova – Guniea EK, mesazh për UEFA-n dhe FIFA-n

  • 09 October 2015 - 10:05
Miqësorja Kosova – Guniea EK, mesazh për UEFA-n dhe FIFA-n

Kosova, e gatshme për ndeshjen miqësore të së shtunës në Prishtinë

 “Kjo ndeshje mund të jetë prova e fundit për Kosovën para pranimit në arenën ndërkombëtare, andaj ftojmë të gjithë ta mbështesim përfaqësuesen tonë dhe të krijojmë një atmosferë të mirë për t’i dhënë një shtytje të fortë drejt pranimit”, ka thënë Eroll Salihu

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Prishtinës të shtunën nga ora 15:00

Guinea Ekuatoriale nuk është ndonjë emër i madh i futbollit botëror, por gjithsesi është një rast shumë i mirë për Kosovën që të shtunën të dërgojë një mesazh të fuqishëm në UEFA e FIFA se ne jemi gati për pranim. Kjo edhe është arsye se në stadiumin e Prishtinës duhet të mbretërojë një atmosferë e mirë dhe kështu të bëjmë një hap para drejt pranimit. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke u angazhuar maksimalisht që kjo ndeshje të sjellë një frymë sportive, pasi do të monitorohet maksimalisht nga UEFA, andaj me një stadium të mbushur dhe sigurisht me një atmosferë të bukur sportive, mesazhi në shtëpinë ndërkombëtare të futbollit do të ishte jashtëzakonisht i madh. Padyshim, që kjo përballje ka mbetur nën hijen e supersfidës Shqipëri – Serbi, e cila kishte një rëndësi jetësore për shqiptarët, por hiç më pak e pavlefshme nuk është as kjo e Kosovës, e cila mund të ketë ndikim të madh në rrugëtimin tonë drejt pranimit në arenën ndërkombëtare. “Kjo ndeshje mund të jetë prova e fundit për Kosovën para pranimit në arenën ndërkombëtare, andaj ftojmë të gjithë ta mbështesin përfaqësuesen tonë dhe të krijojmë një atmosferë të mirë, pasi nga marsi ne do të hymë në një fazë të re”, ka thënë Eroll Salihu... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)