Veseli: Peja do të luajë çdo herë e më mirë

  • 09 October 2015 - 10:08
Veseli: Peja do të luajë çdo herë e më mirë

Verdhezinjtë të motivuar maksimalisht për sfidat e këtij edicioni

 “Jemi komponuar mjaft mirë. Është vetëm fillimi, por ne po luajmë shumë mirë. Besoj se në vazhdim të edicionit do të shfaqim lojëra edhe më të mira”, ka theksuar Alban Veseli

Ende është herët të flitet për trofe

Triumfi në Superkupën e Kosovës, pastaj fitoret ndaj Vëllaznimit dhe Bashkimit në Superligën e Kosovës, i shtyjnë basketbollistët e Pejës të punojnë çdo herë e më shumë në mënyrë që në fund të arrijnë majën si në garat vendore ashtu edhe në Ligën Ballkanike (BIBL). Një gjë të tillë e ka deklaruar, 8-shja e verdhezinjve, Alban Veseli vetëm një ditë pas triumfit ndaj portokallinjve në kuadër të xhiros së dytë të elitës së basketbollit kosovar. Veseli e ka përmbyllur këtë ndeshje me 17 pikë, 9 kërcime e 2 asistime... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)