Komentatori rus shpërthen nga gëzimi për Serbinë (Video)

  • 09 October 2015 - 10:30
Komentatori rus shpërthen nga gëzimi për Serbinë (Video)

Në fillim ishte Russia Today, rrjeti i madh televiziv që fliste për tensionin e lartë përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndërkohë në mbrëmje, komentatori rus i Eurosport, Nikolai Saprin shpërtheu në gëzim kur Kolarov shënoi golin e avantazhit për Serbinë.

“Fantastike miqtë e mi,” ulëriti ai.

Saprin njihet për shpërthimet e tij gjatë komentimit të ndeshjeve të Serbisë.

Ndërkohë video e tij në YouTube është private dhe nuk mund të merret.

Megjithatë shpërthimi i tij është bërë lajm nga mediat serbe.