Prezantohet Klopp: Nuk e dua Ronaldon e Messin te Liverpooli

  • 09 October 2015 - 13:09
Prezantohet Klopp: Nuk e dua Ronaldon e Messin te Liverpooli

Jurgen Klopp u prezantua si trajneri i ri i Liverpoolit pas shkarkimit të Brendan Rogers për shkak të rezultateve të dobëta. 48-vjecari gjerman, firmosi kontratë 3-vjecare me të kuqtë nga e cila do të përfitojë rreth 20 milionë euro në total. Në prononcimin e parë si trajner i Liverpool-it, ish-numri një i stolit të Borussias së Dortmundit këmbëguli se është i kënaqur me futbollistët që ka në dispizicion dhe se nuk ëndërron të blejë Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon.

“Tani duhet të punojmë fort. Unë nuk jam një njeri ëndërrimtar, nuk dua të kem as Cristianon dhe as Leon në skuadrën time. Më mjaftojmë djemtë që janë aktualisht te Liverpuli, tani le të nisim punën.”

Ka patur spekulime se bisedimet mes drejtuesve të Liverpulit dhe trajnerit gjerman nuk kanë qenë aq të thjeshta, për shkak të rolit që do të ketë komiteti i transferimeve në përzgjedhjen e lojtarëve, por Klopp këmnëgul se nuk ka frikë të marrë vendime të përbashkëta me stafin drejtuesit.