Shqipëria i priti mirë, ja çfarë bënë futbollistët serbë (Foto)

  • 09 October 2015 - 15:59
Shqipëria i priti mirë, ja çfarë bënë futbollistët serbë (Foto)

Edhe pse u pritën si miq të vërtetë nga shqiptarët, duke mos patur as shqetësimin më të vogël, serbët mbeten serbë.

Njerëz të rritur me frymën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe atyre që nuk janë orthodoksë si ata.

Këtë gjë bëri dje gjatë festimit të golit të dytë edhe mbrojtësi serb, Dusko Tosiç, pjesë e Besiktasit në Turqi, raporton Portali Albeu.

Ai ngriti lart tre gishtat, gjest që simbolizon masakrën e çetnikëve ndaj myslimanëve dhe kjo gjë nuk është kapërdirë lehtë në Turqi.

Ata kanë kërkuar pezullimin e tij nga Besiktasi, ndërsa kanë shprehur habinë se si shqiptarët nuk reaguan ndaj një veprimi të tillë.