Pas fitores me Shqipërinë, Vuçiq premton ndërtimin e një stadiumi të ri

  • 09 October 2015 - 16:01
Pas fitores me Shqipërinë, Vuçiq premton ndërtimin e një stadiumi të ri

Kryeministri I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qeveria serbe do të ndajë 150 milionë euro, nëse ekziston dëshira e përfaqësueses serbe që ta ketë një stadium kombëtar.

Vuçiq ka vizituar futbollistët e përfaqësueses serbe për t’iu uruar fitoren në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar të enjten në Elbasan.

I pyetur nga futbollisti i përfaqësueses serbe, Nemanja Matiq, se kur do të ndërtohet një stadium I ri, ka thënë se qeveria në 2-3 vjetët e ardhshme do të ndajë për këtë punë 150 milionë euro.

“Nuk e di nëse mund të rinovohet stadium i Cervena Zvezdës apo i Partizanit, por për këtë do të kishte edhe konfrontim”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka deklaruar se stadium i ri, duhet të jetë më i miri në rajon që mund të pranojë 50 apo 60 mijë shikues.