Kosova synon medalje në Lisbonë

  • 10 October 2015 - 09:51
Kosova synon medalje në Lisbonë

Sot do të mbahet Kupa Botërore “European Open” në xhudo

"Forma e Majlindës është solide. Po pres që ajo  këtë muaj, kur edhe do t'i kemi tri gara, të tregojë se ku është saktësisht me formë”, ka theksuar Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës në xhudo

Garë kualifikuese për “Rio 2016”

Kampionia e dyfishtë e botës, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), pastaj Distria Krasniqi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg) do të marrin pjesë në Kupën Botërore “European Open”, që do të zhvillohet sot në Lisbonë të Portugalisë. Kjo garë është kualifikuese për Lojërat Olimpike, të cilat vitin e ardhshëm do të mbahen në Rio- de- Zhaneiro të Brazilit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)