Trajneri i Danimarkës befason me deklaratën për takimin Armeni – Shqipëri

  • 10 October 2015 - 12:28
Trajneri i Danimarkës befason me deklaratën për takimin Armeni – Shqipëri

Danezët i kanë sytë nga ndeshja Armeni – Shqipëri. Fati i tyre është në duart e armenëve.

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, ka deklaruar se nuk do ta shikojë fare këtë takim.

Një orë më vonë se Armeni – Shqipëri, ata takohen me Francën në takimin miqësor.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë nga ai takim. Mendoj se është e çmendur ta shoh atë ndeshje, dua vetëm ta dëgjoj rezultatin dhe më pas të vazhdojmë të luajmë ne. Kjo është ajo që duam”, tha Olsen në konferencën për shtyp.

“Ata mund të na ndihmojnë. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Francë dhe nëse luajnë kundër Shqipërisë, mund të luajnë mirë. Mikhtaryan ka luajtur vetëm një orë në Francë”, shtoi Olsen.