Pique vërshëllehet sërish: Nuk i kam bërë keq Spanjës

  • 10 October 2015 - 13:25
Pique vërshëllehet sërish: Nuk i kam bërë keq Spanjës

Qendër mbrojtësi i Kombëtares Spanjolle Gerard Pique, ndihet i lodhur nga vërshëllimat që vijnë në drejtim të tij nga ana e tifozëve të “La Roja-s”.

Në fakt kjo është një situatë e cila ka muaj që po përsëritet ndaj 28 vjeçarit e cila u përsërit dhe në sfidën përballë Luksemburgut e vlefshme për Euro 2016.

Gerard Pique shpreson që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt.

“Duhet të pyesni tifozët se kur do të ndalojnë,mua më pëlqen të flasë vetëm për atë cka unë bëj në fushën e lojës. Sigurisht që shpresoj që situata të zgjidhet por kjo nuk varët nga unë. Kombëtarja Spanjolle është shtëpia dhe familja ime,që ditën e parë që jam thirur për të veshur këtë fanellë. Kam ndjere respektin dhe dashamirësinë e të gjithëve", ka thënë ai.

Vërshillimat ndaj 28 vjeçarit vinë si rezultat i një deklaratë të dhënë prej tij, në lidhje me pavarësinë e Katalunjës.