Kombëtarja fillon nxemjet qysh në aeroport (Video)

  • 10 October 2015 - 18:34
Kombëtarja fillon nxemjet qysh në aeroport (Video)

Kombëtarja shqiptare e futbollit çtensionohet përpara nisjes për në Jerevan, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës në grupe kundër Armenisë.

Futbollistët e grumbulluar nga De Biasi janë filmuar në aeroportin e Rinasit, pak para nisjes drejt Armenisë, duke xhongluar me një top tenisi me Roshin në mes.

Sipas programit të zyrtarizuar nga federata armene, 30 minuta pas konferencës De Biasi do të nisë seancën e fundit stërvitore me lojtarët.