Cristiano Ronaldo merr trofeun e Këpucës së Artë

  • 13 October 2015 - 16:23
Cristiano Ronaldo merr trofeun e Këpucës së Artë

Cristiano Ronaldo u shpërblye këtë të martë me trofeun e Këpucës së Artë, cmim që i jepet golashënuesit më të mirë në Europë. Sulmuesi portugez ka realizuar 48 gola me Realin në Primera Division sezonin e kaluar, duke lënë pas Lionel Messin, i cili shënoi 5 më pak. Kjo është jera e katërt që 30 – vjecari e merr këtë cmim individual, por ai këmbëngul se nuk do të jetë e fundit.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në këtë ceremoni, amabasorin e Portugalisë, trajnerin tim, presidentin Perez klubin e Realit të Madridit dhe të gjithë fansat e mi. Ky është një cast i lumtur në jetën time sportive. Ky trofe është shume i rëndësishëm për mua dhe dua të felnderoj të gjithë shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar për ta fituar. Unë nuk kënaqem me kaq, dua të arrij shumë më tepër. Dëshiroj ta fitoj për herë të pestë apo të gjashtë. E di që do të jetë e vështirë. Do të kërkojmë të fitojnë La Ligan, Championsin dhe nëse do tëjetë e mundur edhe Kupën.”   

Ronaldo u përgëzua për këtë arritje personale edhe nga presidenti Florentino Perez, i cili nuk i kurseu fjalët vlerësuese për futbollistin më të rëndësishëm të Realit të Madridit.

“Ronaldo tashmë është shndërruar golashënuesi më i mirë i historisë së Realit me 324 gola. Është një legjendë e padiskutueshme e futbollit botëror. Dimensioni i këtij lojtari është i pamatë. Ka fituar gjithcka, por ai kërkon shumë më tepër.