Kupa e Serbisë ne futboll, zhvillohet edhe në Kosovë!

  • 13 October 2015 - 16:29
Kupa e Serbisë ne futboll, zhvillohet edhe në Kosovë!

Fituesi i Kupës së Serbisë edicionin e kaluar, Cukaricki, mbrojtjen e trofeut do ta fillojë në Kosovë, shkruan Java News.

Cukaricki, do t’a luajë ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Serbisë, midis Zubin Potokut.

Kjo skuadër do të përballet me Mokra Gorën, ekip ky nga Zubin Potoku, më 28 tetor.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim, nëse do të ketë ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës.