Reagon mamaja e Manajt, mbron De Biasin dhe mohon të birin

  • 13 October 2015 - 19:10
Reagon mamaja e Manajt, mbron De Biasin dhe mohon të birin

Pas statusit në Facebook të Rei Manajt duke përgënjeshtruar trajnerin italian De Biasi ka reaguar mamaja e të riut nga Lushnja që luan për Interin, duke pohuar se deklarata është bërë pa dijeninë e lojtarit, pasi faqja në rrjetin social nuk është e tij, ndërsa i ka dalë në mbrojtje edhe teknikut, pasi sipas saj, fjalët e tij janë shtrembëruar nga media.

“Përshëndetje ju lutem si prind ta hiqni këtë status sepse nuk është mendimi i Reit dhe janë të gjitha gënjeshtra….dhe për dijeni ky nuk është shkruar nga Rei sepse ai nuk di të shkruajë shqip 100% sikur është shkruar këtu pa asnjë gabim dhe mos shtrembëroni fjalët e thëna nga tekniku i kombëtares…i lutem atij që përdor këtë faqe mos të shkruaj gjëra të tilla në emër të Reit”,- mbyll reagimin e saj, Eli Gjaci Manaj në komentin e shkruar në Facebook në emrin e Reit.

196149_1