Mourinho e ka vëzhguar Yarmolenkon

  • 13 October 2015 - 19:21
Mourinho e ka vëzhguar Yarmolenkon

Jose Mourinho, po mendon për ta transferuar në Chelsea, Andriy Yarmolenkon.

Mourinho ka shkuar për ta përcjellur Yarmolenkon në ndeshjen mes Ukrainës dhe Spanjës.

Lojtari mund të kalojë në ‘Stamford Bridge’, në muajin janar, kur edhe i skadon kontrata me Dynamo Kievin.

Skuadra nga Londra nuk po kalon nëpër formë të mirë këtë edicion dhe ndoshta portugezi e sheh anësorin e Dynamos si zgjidhje të këtij problemi.

Për ukrainasin kanë qenë të interesuara edhe dy klubet tjera angleze Liverpool dhe Everton.