Mediet greke: Shqipëria si Greqia e vitit 2004

  • 13 October 2015 - 20:17
Mediet greke: Shqipëria si Greqia e vitit 2004

Grekët kanë shkruar se kuqezinjtë mund t’a bëjnë të njejtën gjë si edhe Greqia e vitit 2004 në Portugali, kur u shpall Kampione e Europës.

“Ky ekip ka shumë më tepër për të dhënë. Shumë lojtarë janë ende të rinj. Mund të përmendim Xhimshitin, Kaçen, Roshin, Hysajn dhe të tjerë, që mund të bëhen edhe më të mirë dhe të përmirësohen. Mbetet që këta të përballojnë presionin e lartë në një event madhështor. Shqipëria mund të bëhet një surprizë e këndshme në ‘Euro 2016’, që do të mbahet në Francë, pse jo, ashtu si Greqia më 2004-n në Portugali, edhe pse kjo është tepër e vështirë”, shkruan gazzetta.gr

“Ky kualifikim është një krenari kombëtare për shqiptarët. Është njësoj si atëherë kur Greqia u kurorëzua kampione europiane më 2004-n, edhe pse në këtë rast nuk është se e ka fituar titullin, por thjesht pjesëmarrjen. Kjo është një arritje për të cilën shqiptarët ishin duke pritur dhe duke shpresuar për një kohë të gjatë dhe më në fund ia kanë arritur ta gjejmë veten në fazat e fundit të një turneu të madh. Për herë shqiptarët nuk do të bëjnë tifo për ndonjë ekip tjetër në Francë, por për Shqipërinë”, – shton gazeta greke

Ky medium gjithashtu e përmend edhe faktin që De Biasi e ka marrë nënshtetësinë shqiptare, njësoj si edhe selektori i atëhershëm i ‘helenëve’, Oto Rehagel.