Frosinone e zyrtarizon Ajetin (Foto)

  • 24 November 2015 - 20:21
Frosinone e zyrtarizon Ajetin (Foto)

Skuadra nga Serie A, Frosinone, ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti.

Frosinone në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 22 vjeçarin, prezantimi i të cilit do të bëhet ditën e enjte.

“Frosinone njofton se ka arritur marrëveshje me Arlind Ajeti. Mbrojtësi shqiptar i vitit 1993, do të prezantohet ditën e enjte në ora 12:00 në konferencë shtypi”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.