Suarez i lumtur për Messin

  • 24 November 2015 - 23:29
Suarez i lumtur për Messin

Luis Suarez ka thënë se Barcelona e zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Romës.

Suarez është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës dhe me rikthimin dhe golat e shënuar nga Lionel Messi.

“E luajtëm një ndeshje perfekte, shumë të kompletuar, edhe pse kishte hapësira në pjesën e parë”, tha uruguajani.

“Leo (Messi), Neymar dhe unë jem të lumtur për ekipin dhe të lumtur që luajmë për këtë skuadër. Messi është më i miri në botë dhe jam i gëzuar për të, golat e tij dhe faktin që ishte në gjendje të luante për gjithë ndeshjen në rikthimin e tij”, theksoi Suarez.