Wenger: Do të japim gjithçka për të mbetur në Ligën e Kampionëve

  • 24 November 2015 - 23:32
Wenger: Do të japim gjithçka për të mbetur në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i lumtur që skuadra e tij ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Fitorja ndaj Dinamos dhe humbja e Olympiakosit prej Bayernit, i mundëson Arsenalit të kualifikohet tutje, nëse i mposht grekët në xhiron e fundit me dy gola epërsi.

“Duket se do të jetë shumë ndeshje interesante me Olympiakosin dhe të paktën kemi një shans. Do të japim gjithçka për të mbetur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Arsenali të martën mposhti 3:0 Dinamon, ndërsa Bayerni fitoi me rezultat 4:0 ndaj Olympiakosit.