Prishtina, maksimumin për rezultat pozitiv ndaj Astana-s

  • 25 November 2015 - 09:10
Prishtina, maksimumin për rezultat pozitiv ndaj Astana-s

Bardhekaltrit para sfidës shumë të rëndësishme në Grupin K të FIBA Europe Cup

Edhe në rast se kryeqytetasit pësojnë disfatë në Astana, nuk do t’i humbin gjasat për kualifikim në fazën tjetër, por më pas gjithçka do të varet edhe nga rezultatet e skuadrave të tjera. Dy të parat e grupit vazhdojnë tutje garat në FIBA Europe Cup

Pas fitores ndaj Energia-s, besojnë edhe në një tjetër sukses në garat evropiane

Sigal Prishtina sot është ndoshta para sfidës më të rëndësishme në edicionin e deritashëm të FIBA Europe Cup. Prishtina me fillim nga ora 14:00 do të përballet me Astana-n në Kazakistan, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit K të FIBA Europe Cup dhe në rast fitoreje mund t’i shtohen shpresat për kualifikim në fazën tjetër të kësaj gare. Në ballafaqimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në xhiron e dytë të luajtur në Prishtinë më 4 nëntor patën triumfuar bardhekaltrit me rezultat 75:73. Prishtinasit pas katër xhirove kanë regjistruar 2 fitore e 2 humbje, kurse kazakët kanë bilanc prej 1 fitore e 3 humbje. Edhe në rast se kryeqytetasit pësojnë disfatë në Astana nuk do t’i humbin gjasat për kualifikim në fazën tjetër, por më pas gjithçka do të varet edhe nga rezultatet e skuadrave të tjera. Dy të parat e grupit vazhdojnë tutje garat në FIBA Europe Cup...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)