Kërkojnë kualifikimin

  • 25 November 2015 - 09:13
Kërkojnë kualifikimin

Takime vendimtare për disa skuadra 

Xhiroja e pestë në Ligën e Kampionëve mund të vendosë fatin për shumë skuadra që po kërkojnë kualifikimin në 1/8 e finales. Grupet A, B, C, D pritet të dhurojnë shumë përballje interesante

Gjithçka e paqartë në Grupin B

Takime mjaft interesante do të zhvillohen sonte në Grupet A, B, C dhe D të Ligës së Kampionëve. Shumë skuadra janë në pritje të mësojnë fatin e tyre dhe kërkojnë rezultat pozitiv për t’u kualifikuar tutje. Ndeshja më interesante shihet ajo në mes Juventus-it dhe Manchester City-t. Përballja e parë në Angli u takoi italianëve 2:1. Mbrojtësi i Juve-s, Giorgio Chielleni ka thënë se humbja e City-t 4:1 nga Liverpool-i është një lajm i keq për skuadrën e tij. “Ata tashmë do të kërkojnë fitoren dhe vendin e parë në grup, si dhe këndelljen pas humbjes në fundjavë. City ka një skuadër mjaft cilësore me futbollistë të talentuar. Ata janë të motivuar për të shënuar fitore dhe të kualifikohen tutje”, ka thënë Chiellini. Juve mund të kualifikohet me fitore, por mjafton edhe një barazim nëse edhe takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Borussia Moengladbach dhe Sevilla-s përfundon pa fitues. City ka nëntë pikë, Juve është e dyta me një pikë më pak, Sevilla ka tri, kurse Borussia dy. Mesfushori i City-t, Yaya Toure shprehet se takimi ndaj italianëve është mjaft i rëndësishëm. “Është i rëndësishëm të rikthejmë besimin dhe e rëndësishme të kemi një paraqitje të mirë. Do të ishte me rëndësi që të jemi në vendin e parë dhe të kualifikohemi tutje”, deklaroi Toure...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)