Ferronikeli, favorit numër një

  • 25 November 2015 - 09:18
Ferronikeli,  favorit numër një

Një javë pa u mbyllur stinori, dilema  vazhdon

“Pse sot nuk kemi një skuadër dominuese në kampionat, për mendimin tim është se klubet po bëjnë plane afatshkurtra, duke nënshkruar kontrata njëvjeçare, kjo sigurisht që ndikon pastaj në komponimin e ekipit”, ka thënë Behar Maliqi

Titulli vjeshtor mbetet ende enigmë

Edhe pse nuk ka një stabilitet të qëndrueshëm në ndeshjet e fundit, prapë vazhdon të mbetet favorit numër një për ta fituar titullin e kampionit. Fjala është për Ferronikelin, i cili bashkë me Llapin i prijnë renditjes tabelare me nga 30 pikë të tubuara, 4 më pak se Besa e Gjilani, por kjo aspak nuk duket se ka ndryshuar mendimin te njohësit e futbollit që vazhdojnë atë ta cilësojnë si numër një në Kosovë. Ish- futbollisti i Prishtinës, Arben Zhjeqi ka thënë se kampionët aktualë e kanë skuadrën më të fortë me një fond shumë të pasur, të cilës i prijnë dyshja Behar Maliqi e Mentor Zhdrella, dhe këta sikur janë garanci që Ferronikeli do të fitojë titullin. Dilema më e madhe mbetet se kush do të shpallet kampion vjeshtor, pasi, përveç Ferronikelit e Llapit, shumë lehtë këtë epitet mund ta fitojë edhe Hajvalia, e cila ka 6 pikë më pak, por në dispozicion ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)