Buffon: Ky sulmues është si Messi e Ronaldo

  • 25 November 2015 - 10:58
Buffon: Ky sulmues është si Messi e Ronaldo

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është në nivel me yjet e La Ligës, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

ianluigi Buffon ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është në nivel me yjet e La Ligës, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Juventusit lavdëroi argjentinasin para duelit me të sonte në Torino, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Shumë herë kemi parë se çfarë bën Messi për Barcelonë, ose Cristiano Ronado për Real Madridin. Aguero e bën këtë për Manchester Cityn”.

“Një lojtar nuk mund të ta fitojë i vetëm Ligën e Kampionëve, por një lojtar special është në gjendje që tua fitojë disa ndeshje. Ky është Aguero për ta”, ka theksuar ai.