Ky ekip ka shënuar më shumë gola se Messi, Neymar, Suarez

  • 25 November 2015 - 11:22
Ky ekip ka shënuar më shumë gola se Messi, Neymar, Suarez

Bayern Munich ka realizuar më tepër gola se treshja e sulmit të Barcelonës, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Messi, Suarez dhe Neymar, asnjë ekip në botë nuk ka një sulm më të fortë se Barcelona.

Këtë e thonë edhe numrat.

Katër nga gjashtë golat e realizuar mbrëmë ndaj Romës, erdhën prej tyre.

Dy nga Messi, dhe dy nga Suarez, kurse Neymar humbi një penallti, përcjell “Lajmi.net”.

Në total, deri më tani gjatë vitit 2015 ata kanë realizuar 121 gola, 43 nga Messi, dhe 59 nga Neymar e Suarez, secili.

Vetëm Bayern Munich ka shënuar më tepër, 123. PSG gjendet në kuotën e 115, kurse Real Madrid në 108.

Image