Francë, Ministri i Brendshëm jep siguri për “Euro 2016

  • 25 November 2015 - 11:51
Francë, Ministri i Brendshëm jep siguri për “Euro 2016

“Masat e sigurisë për Euro 2016 do të jenë në shkallën më të lartë dhe nuk ka asnjë rrezik që eventi i verës së ardhshme të mos zhvillohet normalisht sipas parashkimeve“. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, i cili la të nënkuptohet se tifozët nuk kanë përse t’u tremben sulmeve të tjera terroriste. Në orët e fundit ka patur një mbledhje të Ministrit të Brendshëm të Francës me Ministrin e Sporteve dhe organizatorët e kompeticionit ku është diskutuar pikërisht për masat e larta të sigurisë që do të merren gjatë zhvillimit të kampionatit europian. Sulmet terroriste që prekën Parisin disa ditë më parë kanë vendosur në gadishmëri shtetin francez por edhe disa nga vendet kryesore të Europës, për të evituar të tjera akte të tilla.

 “Ajo që mund të them pas kësaj mbledhjeje në lidhje me Euro 2016, është se ky event madhështor do të zhvillohet normalisht sipas të gjitha parashikimeve. Për të realizuar dicka të tillë ne kemi rritur masat e sigurisë dhe kemi vendosur të gjithë pjesëtarët e ministrisë tonë në shërbim të këtij eventi. Po bashkëpunojmë me ministrinë e sporteve por edhe më tjerë sektorë të qeverisë për të bërë të mundur zhvillimin normal të Euro 2016″.

Ndërkohë Ministri i Sporteve, Patrick Kanner qetësoi të gjithë tifozët që në verë do të udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur nga afër ndeshjet e kampionatit Europian se cdo gjë është nën kontroll dhe askush nuk ka arsye pse të ndjejë frikë, për ndonjë sulm të mundshëm të terroristëve.