Messi: Këta dua të jenë finalistët për Topin e Artë

  • 25 November 2015 - 12:13
Messi: Këta dua të jenë finalistët për Topin e Artë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dëshiron që së bashku me Luis Suarez e Neymar të përbëjë treshen e finalistëve në garë për Topin e Artë.

Lionel Messi ka thënë se dëshiron që së bashku me Luis Suarez e Neymar të përbëjë treshen e finalistëve në garë për Topin e Artë.

Treshja sulmuese e Barcelonës shkëlqeu në fitoret ndaj Real Madridit dhe Romës në javën e fundit.

Kurse, Messi ka thënë se do të dëshironte që në podium për çmimin e futbollistit të vitit të jenë edhe dy bashkëlojtarët e tij.

“Uroj që në podium për Topin e Artë të janë Luis Suarez, Neymar dhe unë”, deklaroi ai, raportojnë mediat spanjolle.