Riquelme: Ky futbollist është më i mirë se Messi e Ronaldo

  • 25 November 2015 - 13:19
Riquelme: Ky futbollist është më i mirë se Messi e Ronaldo

Juan Roman Riquelme ka thënë se mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është më i mirë se yjet kryesorë, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Juan Roman Riquelme ka një favorit në mesin e atyre që i konsideron si futbollistët më të mirë në botë.

Ylli argjentinas beson se mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është më i mirë se yjet kryesorë, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

“Messi dhe Cristiano luajnë mirë dhe shënojnë shumë gola. Por, më i miri është Iniesta, ai ju mëson se si luhet futbolli”, deklaroi Riquelme

 “Duhet ta shikoni Barcelonën për ta kuptuar”, u shpreh ai.