Formacioni i Guardiolës do t’ju befasojë (Foto)

  • 25 November 2015 - 13:30
Formacioni i Guardiolës do t’ju befasojë (Foto)

Pep Guardiola me të vërtetë është një gjeni trajner.

Spanjolli i Bayern Munchen e ka provuar mbrëmë një skemë të re në ndeshjen ndaj Olympiakos.

Pep e nisi lojën me pesë sulmues, me një qendërmbrojtës tipik dhe se katër futbollistëve ua kishte ndërruar pozicionet.

Rafinha dje luajti në krahun e majtë si mbrojtës-mesfushorë ndërsa Badstuber ishte mbrojtës më i avansuar në qendër.

Një rol i ri ishte rezervuar mbrëmë për Douglas Costan dhe Muller të cilët luajtën si mesfushorë të avansuar në qendër, ndërsa Lewandowkski ishte i vetëm në sulm, përcjell “Indeksonline.net”.

Me këtë skemë Pep si ka dhënë asnjë gjasë për gol Olympiakosit edhepse bavarezët për 40 minuta luajtën me një futbollist më pak në fushë.