Real Madridi mendon për Lippin

  • 25 November 2015 - 13:36
Real Madridi mendon për Lippin

Real Madrid siç duket ka gjetur trajnerin e ri për ta zëvendësuar Rafa Benitezin dhe ai është Marcello Lippi.

Humbja 4-0 me Barcelonën ka bërë që klubi ‘mbretëror’ të kërkojë një trajner të ri dhe Lippi mendohet të jetë zgjidhja e duhur.

Sipas ‘EuropaCalcio.it’, fituesi i Kupës së Botës është marrë në konsideratë.

Lippi tashmë e ka përfunduar kontratën tij me klubin kinez Guangzhou Evergrande , por ka interes edhe nga Lazio.