Katër yje jashtë formacionit të Realit

  • 25 November 2015 - 13:59
Katër yje jashtë formacionit të Realit

Tifozët e Real Madridit kërkojnë që Gareth Bale, Karim Benzema, Toni Kroos e Danilo të mos jenë në formacionin bazë për ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut.

Gareth Bale, Karim Benzema, Toni Kroos e Danilo kanë përfunduar jashtë formacionit bazë të Real Madridit për ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut.

Ky është rezultati i një sondazhi nga tifozët e “Los Blancos” në të përditshmen sportive madrilene “AS”.

Këta janë futbollistët që morën besimin e tifozëve, dhe numri i saktë i votave për ta.

Keylor Navas (15.641 vota); Carvajal (17.653), Varane (17.459), Pepe (17.340), Nacho (15.623), Casemiro (14.646), Modric (15.241), Isco (13.090), James (14.601), Cristiano (12.463), Jesé (8.944).