Hummels largohet nga Dortmund

  • 25 November 2015 - 14:53
Hummels largohet nga Dortmund

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka vendosur të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mats Hummels ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund, pas përfundimit të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë Bundesligës, raportojnë mediat gjermane.

Favorit për transferimin e tij besohet të jetë Manchester United.

Klubi nga Premierliga e kërkoi gjermanin edhe gjatë afatit kalimtar të verës.