Isco dënohet për kartonin e kuq ndaj Barçës

  • 25 November 2015 - 16:12
Isco dënohet për kartonin e kuq ndaj Barçës

Real Madrid do të jetë pa Iscon në dy ndeshjet e radhës në La Liga.

Komiteti i Disiplinës në La Liga, ka vendosur ta dënojë Iscon me dy ndeshje moslojë, për shkak të ndërhyrjes ndaj Neymar në El Clasico, për të cilën u përjashtua me të kuq.

Isco u fut si zëvendësues në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe në minutën e 83 u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër në sulmuesin brazilian.

Mediet spanjolle kanë raportuar se ai këtë e kishte bërë nga nervoza e lënjes në bankinë për El Clasico, pasi kishte pritur të jetë në formacionin startues.