Xhaka dëshpëron Liverpoolin dhe Arsenalin

  • 25 November 2015 - 16:32
Xhaka dëshpëron Liverpoolin dhe Arsenalin

Granit Xhaka e ka ripërsëritur se do të qëndrojë në Borussia Monchengladbach, pasi ka kontratë më klubin gjerman deri në vitin 2019.

Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra gjermane, raporton Sky Sporti Gjermanisë.

Xhaka po shkëlqen këtë edicion me skuadrën gjermane, madje është emëruar edhe kapiten i Monchenglabachut.

Arsenali dhe Liverpooli kishin bërë tashmë gati ofertat për ta transferuar lojtarin në afatin e janarit, por 23 vjeçari thotë se nuk do të lëvizë nga Gladbachu.

“Kam kontratë me Monchengladbachun deri në vitin 2019 dhe me të vërtet jam duke e shijuar jetën në këtë klub. Kjo është ajo krejt se çfarë ka më së shumti rëndësi për mua dhe familjen time. Babai më përkrah për këtë vendim. Nuk po mendoj të largohem”, ka thënë Xhaka për Sky Sport.