Real Madrid i interesuar për talentin e Chelseas

  • 25 November 2015 - 16:46
Real Madrid  i interesuar për talentin e Chelseas

Skuadra e Real Madridit është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Chelseas Loftus-Cheek.

Real Madrid janë të interesuar për mesfushorin e Chelseas, Ruben Loftus-Cheek, transmeton Fichajes nga Telegraph.

Mesfushori po ka pak hapësirë në skuadrën nga Londra, përkundër premtimit të Jose Mourinhos për ta inkuadruar më tepër në lojë.

Për anglezin interesim kanë shprehur edhe Manchester City, Manchester United dhe Bayern Munich.