Gunes paralajmëron: Kujdes Skënderbeun është përmirësuar

  • 25 November 2015 - 16:49
Gunes paralajmëron: Kujdes Skënderbeun është përmirësuar

Te Beshiktashi nuk e nënvlerësojnë Skënderbeun. Edhe pse ka në dispozicion një skuadër me shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, trajneri i Beshiktashit, Senjol Gunes nuk u zë aspak besë korcarëve. Sipas 63-vjecarit turk edhe pse ekipi fitoi 1-0 në sfidën e parë ndaj Skënderbeut, kampionët e Shqipërisë janë përmirësuar shumë që nga ajo periudhë dhe në ndeshjen e kësaj të Enjteje, Beshiktashi nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për të marrë një tjetër trepikësh.

 “Ne u përballëm me Skënderbeun në ndeshjen e parë të grupit. Nuk hasëm shumë vështirësi në atë sfidë, pasi edhe pse fituam vetëm 1-0 krijuam shumë raste për gol dhe asnjëherë nuk vendosëm në diskutim marrjen e tre pikëve. Megjithatë Skëndërbeu kohët e fundit është përmirësuar së tepërmi, ata kanë patur një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo gjë na e vështirëson jashtëzakonisht objektivin për të marrë një tjetër fitore ndaj tyre. Në ndeshjen e fundit, Skëndërbeu mposhti 3-0 Sportingun e Lisbonës që është skuadra më e fortë e grupit, dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon shumë për forcën e tyre. 2 muaj më parë ne luajtëm ndaj skuadre pa eksperiencë por me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani Skëndërbeu ka fituar goxha përvojë, dhe mund t’i hapë probleme cdo kundërshtari. Fitorja ndaj tyre nuk është e sigurtë për ne”.

Përballë, Skënderbeut, Beshiktashi rrezikon të mos të ketë të gatshëm një prej lojtarëve kryesorë të ekipit sic është portugezi Ricardo Quaresma, i cili ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë.