Barcelona e konfirmon lëndimin e Sergi Robertos

  • 25 November 2015 - 17:02
Barcelona e konfirmon lëndimin e Sergi Robertos

Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar lëndimin e Sergi Robertos në ndeshjen ndaj Romës.

Barcelona e ka konfirmuar se Sergi Roberto e ka lënduar kyqin e këmbës në ndeshjen ndaj skuadrës së Romës, ndërsa nuk ka treguar kohën e mungesës së tij.

Roberto u zëvendësua në pjesën e dytë nga Adriano, pasi u dëmtua në një duel meWlliam Vainqueur.

“Mesfushori i Barçës, Sergi Roberto e ka shypur kyqin e këmbës së djathtë gjatë një përplasje me lojtarin e Romës, William Vainqueur gjatë ndeshjes të së martës në Ligën e Kampionëve dhe prezenca e tij në ndeshjet e radhës do të varet nga progresi i rikuperimit të lëndimit”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.