Tyson Fury ia bën 1:0 Wladimir Klitschkos (Foto)

  • 25 November 2015 - 17:13
Tyson Fury ia bën 1:0 Wladimir Klitschkos (Foto)

Boksieri britanik, Tyson Fury, e ka fituar luftën e parë ndaj boksierit ukrainas, Wladimir Klitschkos.

Fury, e ka të drejtën e zgjedhjes së dorezave për meçin e së shtunës, për titullin e botës në peshat e rënda.

Të dy boksierët janë kontraktuar për dorezat që do të mbanin, por Fury ishte i pakënaqur me versionin e ofruar, duke kërkuar versionin e Klitschkos.

Meçi mes Klitschkos dhe Furyt, do të zhvillohet ditën e shtune në Dusseldorf të Gjermanisë.