Kahn lavdëron Neuerin

  • 25 November 2015 - 18:21
Kahn lavdëron Neuerin

Ish numri një i Bayern Munichut, Oliver Kahn, beson se Manuel Neuer e ka çuar të qenit portier në një nivel tjetër.

Nënshkrimi me të nuk ishte përshëndetur nga një numër i madh i fansave të Bayernit, kur ai u transferua nga Schalke në vitin 2011.

Por Neuer u është përgjigjur të gjithëve me paraqitje brilante, duke fituar tri herë Bundesligën, DFB-Pokal, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës me përfaqësuesen.

“Manuel është portier i veçantë, që e ka çuar në tjetër nivel lojën, që merr rreziqe dhe është kthyer në lojtarin e 11-të në fushë”, ka thënë Kahn

“Ai është gjithmonë i gatshëm për të pasuar, i mirë me të dy këmbët. Bashkëlojtarët e përdorin në kombinime kurdo që u duhet”.

“Në shumë raste ai po ashtu zgjidhë situatat dhe rrallë gabon. Ai është perfekt”, shtoi gjermani.