Silva: Dua të pensionohem te ky klub

  • 25 November 2015 - 18:47
Silva: Dua të pensionohem te ky klub

Thiago Silva e ka zbuluar klubin tek i cili dëshiron ta përfundojë karrierën.

Silva ka thënë se dëshiron që PSG  të jetë klubi i tij i fundit në Europë, ndërsa karrierën ta përfundojë me skuadrën e Fluminenses.

“Mendoj që në Europë klubi im i fundit do të jetë PSG. Dua ta përfundojë karrierën në Rio ku kam lindur”, tha mbrojtësi.

“Do të doja ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme, me fanellën e Fluminenses”, deklaroi Silva për RMC Sport, transmeton Fichajes.